Kreu i minibashkisë, pritet numërimi në njësinë 5


TIRANE- Procesi i numerimit ne njesine bashkiake numer 5, per nxjerrjen e kreut te kesaj minibashkie pritet te nise sot.

Numeruesit e kesaj KZAZ-je shume te debatuar, pas nje nderprerje te punes qe dje, pritet t’i rikthehen procedures se numerimit ne tavolina, për kryetarët e njësisë bashkiake.

Perballe ne kete minibashki jane ne gare dy femra, Jeta Seitaj e “Aleancës për të ardhmen”, kryetarja e njesise dhe nga Erisa Xhixho nga Lëvizja Socialiste për Integrim, pjesë e “Alencës për qytetarin”.

Sipas komisionereve, procedura parashikon qe pas numërimit të kutisë për votat e kryetarit të njësisë, do të vijojë ajo për këshilltarët bashkiakë.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment