KQZ, akt ligjor për vlerësimin e votave të kontestuara


KQZ, akt ligjor për vlerësimin e votave të kontestuara
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të hartojë një akt ligjor lidhur me procedurën që pritet të ndiqet për vlerësimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara për zgjedhjet lokale në Bashkinë e Tiranës.


Kreu i KQZ-së, Arben Ristani u shpreh se "duhet vlerësuar çdo votë e shqiptarëve" ndërsa përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste në KQZ, Genc Gjonçaj tha se "kjo çështje është e përfunduar" dhe se "çdo tentativë për të ngatërruar procedura ekstraligjore tregon për pozicionim politik të KQZ". "KZAZ-të kanë përfunduar vendimmarrjen e tyre. Juve u ka ngelur të bërë aritmetikën", tha Gjonçaj.


Kreu i KQZ Ritania reagoi duke u shprehur se janë depozituar kërkesa nga KZAZ lidhur me vlerësimin e votave të kontestuara dhe se për këtë gjë duhet të shprehet KQZ. Nga ana tjetër përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ, Njazi Kosovrasti u shpreh se nëse PS-ja do të ketë ankesë për këtë duhet t'i drejtohet Kolegjit Zgjedhor. Më pas Ristani kërkoi përpilimin e aktit ligjor ndërsa Gjonçaj është larguar nga salla e mbledhjes në shenjë kundërshtimi. Mbledhja e KQZ u ndërpre për 30 minuta deri në përpilimin e aktit.

(shekulli.com.al)

No comments:

Post a Comment