Berisha: T'u përvishemi kodrave, të ndërtojmë kopshtin më të bukur


Kryeministri Berisha tha sot para mediave se nuk ka rëndësi vota e marrë në Tiranë, por ajo e marrë në të gjithë Shqipërinë. "Ne kemi marrë 140 mijë vota më shumë se koalicioni tjetër", tha kreu i qeverisë duke vazhduar se për Tiranën nuk votojnë vetëm qytetarët e Tiranës, por e gjithë Shqipëria dhe si rrjedhojë forca e tij politike ishte fituese.
"Tirana është blu", tha kryeministri, ende pa dhënë vendimin e saj KQZ-ja dhe më pas tha se ai nuk po jepte një vendim, por thjesht po pasqyronte ç'kishte ndodhur. "Forca ime politike është prapa çdo vote", vijoi kryeministri, i cili pranoi se pa koalicionet Partia Socialiste ka marrë më shumë vota në të gjithë vendin sesa Partia Demokratike, por për këtë vijoi se duhej pritur rezultati i KQZ-së.


Duke shprehur mirënjohjen për "vlerësimin që qytetarët shqiptarë iu bënë reformave të qeverisë, modelit ekonomik të qeverisë sime, model i cili ka bërë që shqiptarët të kenë rritje të rrogave dhe pensione në kulmin e cunamit ekonomik", Berisha tha se "Shqipëria ka burime të jashtëzakonshme ujore për sipërfaqen që ka. Janë dhjetëra hidrocentrale në ndërtim e sipër. Tani do t'u përvishemi kodrave, shpateve, luginave për të ndërtuar kopshtin më të bukur", tha Berisha gjatë konferencës për shtyp.

(shekulli.com.al)

No comments:

Post a Comment