KQZ: 66 vota Basha 26 Rama, tjetër përplasje mes policisë e militantëve PS

Prej dy ditësh situata vazhdon të jetë e tensionuar. Ndërsa brenda ne KQZ vazhdon numërimi i votave të kontestuara duke u shoqëruar me debate pro e kundër mes anëtarëve të maxhorancës e opozitës, jashtë militantët dhe deputetët PS tentojnë herë pas here të thyejnë kordonin policor për të hyre në ambientet e KQZ-së. Deri tani jane 41 kuti te hapura. Basha merr 66 vota shtese. Rama 24 vota. Godina e blinduar nga policia, forcat e FNSH dhe RENEA. Protesta paralele dhe ne disa qytete. Protestuesit bllokuan akset kryesore Fier- Lushnje, Lezhe- Tirane. Përfaqësuesi ligjor i PS në KQZ Genci Gjoncaj ka deklaruar se se ky institucion po vijon shtimin e votave të jashtëligjshme në favor të kandidatit demokrat duke shkelur haptaz Kodin Zgjedhor, duke kaluar kopetancat.

TJETËR PËRPLASJE MES POLICISË E MILITANTËVE
Ora 19:52- Ndërkohë që brenda ambienteve të vazhdon numërimi i votave të kontestuara, jashtë KQZ-së tensionohet situata. Mbështetësit e PS tentojnë të thyejnë sërish kordonin e policisë. Shtyrje masive në afërsi të KQZ-së.

KQZ: BASHA 66 VOTA, RAMA 26 VOTA
Ora 19:42- KQZ ka numëruar deri në këto momente 41 fletë votimi të kontestuara nga të cilat 66 vota i shkojnë Bashës dhe 26 të tjera Ramës.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment