Finalja e Top Fest, më 5 Qershor

 
Nata finale e Top Fest, që do të mbahej më 22 maj në Pallatin e Kongreseve, është shtyrë për në 5 qershor, në të njëjtin ambjent.

Arsyeja e spostimit të datës është vazhdimi i punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, zyrat e të cilit ndodhen në Pallatin e Kongreseve.

Cdo biletë e shitur deri para spostimit të natës finale të festivalit është e vlefshme edhe për datën 5 qershor.

Top fest, festivali i këngës mbarëshqiptare ka mbërritur në edicionin e tij të tetë. Një festival që është kthyer prej kohës në një traditë dhe ku marrin pjesë krijimet më të mira nga artistë të afirmuar dhe të rinj.


(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment