Kompletohet Qeveria me zëvendësministra

Kryeministri Hashim Thaçi ka firmosur të martën emërimin e shumicës së zëvendësministrave të Qeverisë së Kosovës, ndërkohë që një pjesë fare e vogël e emrave mbeten ende si propozime në tavolinën e kreut të ekzekutivit.
Me firmosjen e kryeministrit, zëvendësministër i Punëve të Jashtme është emëruar Ibrahim Gashi nga AKR, raportoi KosovaOnline.

Emrat që tashmë zyrtarisht mund të quhen zëvendësministra në resorët përkatës të qeverisë janë: Ministria e Administratës Publike (MMPH)- Hajredin Hyseni (PDK) , Serbolub Gjokik (SLS); Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) - Basri Musmurati (PDK), Rifat Krasniq (KDTP); Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) - Nehat Mustafa (PDK), Usmen Daldzi (VAKAT); Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural(MBPZHR) - Xhabit Morina (PDK), Jashar Qukici (PREBK); Ministria e Drejtësisë, Daut Xhemjli; Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) - Gani Koci (PDK), Ramadan Hasani (AKR); Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) - Nuredin Lushtaku (PDK), Slavisha Filipoviq (SLS) Bejtush Gashi (AKR); Ministria për Komunitete dhe Kthim (MKK) - Emin Krasniqi (PDK), Husnije Beskoviq (VAKAT); Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) - Hajdin Abazi (PDK), Gani Elshani (PDAK); Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) Shpëtim Rudi (AKR); Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) - Fatmir Shurdha (PDK); Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) - Sasha Rashiq (SLS), Ismet Ibishi (AKR); Ministria e Shëndetësisë - Naim Fetahu (PDK), Kadir Husein (KDTP); Ministria e Infrastrukturës - Ilhami Gashi (PDK), Banush Pacolli (AKR); Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Cuneyd Ustaibo (KDTP) Ministria e Diasporës - Berat Luzha (PDK), Qerim Bajrami (VAKAT).

Në bazë të marrëveshjes tashmë të arritur, PDK-ja do të ketë 18 zëvendësministra i pasuar nga AKR-ja me gjashtë, nga tre zëvendësministra do të kenë SLS, KDTP, VAKAT dhe Lista Rugova, ndërkaq PDAK dhe PREBK do të kenë nga një zëvendësministër.

(telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment