Messi:”Një finale ku luajnë dy ekipe si Barcelona dhe Manchester United nuk ka favoritë”.

Lionel Messi, ka theksuar se një finale e Champions League nuk ka favoritë.
“Një finale ku luajnë dy ekipe si Barcelona dhe Manchester United nuk ka favoritë. Është një ndeshje e veçantë ku të dy ekipet mund të fitojnë dhe vetëm detajet do të bëjnë diferencën. Nuk mendoj se Manchester United është më i dobët se Barcelona. Ata kanë fituar kampionatin anglez dhe kanë arritur finalen e Champions. Përveç kësaj kanë lojtarë si Rooney, Hernandez dhe Valencia”, u shpreh ylli argjentinas duke iu referuar finales që do të luhet të shtunën në Wembley.
Messi vazhdoi duke thënë se : “E kujtoj me kënaqësi finalen e Romës, por tashmë ajo ka kaluar. Do të jetë një ndeshje krejt tjetër kësaj radhe. Ndeshemi me një ekip të madh që ka lojtarë të mëdhenj”.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment