Intel sugjeron kompjutera laptop ultra të hollë.

Intel ka sugjeruar se laptopët do të kenë gjithnjë e më shumë karakteristika të tabletave dhe do të bëhen më shumë si iPad-ët. Kompania ka thënë se laptopët mund të bëhen më të hollë, të ndizen më shpejt dhe të ofrojnë lidhje të menjëhershme.

Gjithashtu, drejtuesit e Intel kanë sugjeruar se kompjuterat laptop mund të kenë një trashësi standarte prej 18 milimetrash, dhe tabletat e së ardhmes së bashku me telefonat e mençur mund të jenë vetëm 8 milimetra të trashë.

Intel ka pasur në plan të promovojë laptopë ultra të hollë edhe më parë, por kompania ishte detyruar të hiqte dorë nga kjo ide pasi performanca e tyre ishte e dobët, dhe strategjia e marketingut nuk ishte projektuar mirë.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment