Kolegji Zgjedhor pushon kërkesën e PS-së për rezultatin e KZAZ-së 49

Kolegji Zgjedhor ka vendosur të pushojë kërkesën e Partisë Socialiste për "Detyrimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të marrë një vendim për miratimin e tabelës përmbledhëse për Rezultatin e KZAZ 49". Kolegji ka rrëzuar këtë kërkesë pasi KQZ e ka miratuar rezultatin përmbledhës për këtë KZAZ pavarësisht se ky veprim është bërë me vonesë. Në këtë mënyrë Kolegji ka lënë në fuqi vendimin e KQZ-së. Damian Gjiknuri, deputet i Partisë Socialiste që është edhe pjesë e përfaqësuesve ligjor në Kolegj tha se shqyrtimi i çështjes në themel nuk ka përfunduar ende.


"Gjykimi në themel nuk ka përfunduar. Kolegji mund të jepte një vendim të drejtë edhe sot se argumentat tona ishin të qarta. Pra dorëzimi i tabelave ishte bërë sipas ligjit por kolegji tha se KQZ e ka marrë një vendim. Ne kemi paraqitur kërkesën për 1 tabelë përfundimtare të rezultatit, dhe akti tjetër që ne e quajmë si normativ dhe kemi kërkuar të shpallet i pavlefshëm. Çështja nuk ka mbaruar megjithëse po ju përsëris se Kolegji i kishte të gjitha provat që të jepte edhe sot një vendim që KQZ ka shkelur ligjin. Kolegji duhet të ngrihet përtej influencave partiake", tha Gjiknuri.


Kjo kërkesë e PS-së nuk ka të bëjë me kërkesën për "Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve datë 18.05.2011 për vlerësimin e fletëve të votimit për kryetarin e Bashkisë, të cilat janë gjendur në kutinë e gabuar".

(shekulli.com.al)

No comments:

Post a Comment