Vendimi i Kolegjit, Gjiknuri, PS: Gjykimi s`ka përfunduar

Përfaqësuesi juridik i PS, në procesin e zhvilluar në Kolegjin Zgjedhor, deputeti Damian Gjiknuri reagoi sot në lidhje me vendimin e dhënë nga kolegji për pushimin e padisë së opozitës kundër mosshpalljes së rezultatit direkt në KZAZ 49 nga KQZ.
Gjiknuri ka pohuar se gjykimi i argumentit në themel nuk ka përfunduar. Ai theksoi se rrugët ligjore për kundërshtimin e vendimeve të KQZ, nuk janë ezauruar.
Sipas Gjiknurit, Kolegji edhe sot mund te jepte drejtesi sepse kishte provat dhe argumentat e duhura.
Deputeti i PS, theksoi më tej se vendimi i Kolegjit ishte me tepër rëndësi dhe peshë në këto ditë tepër të rendesishme për Shqipërinë.
Në Kolegj pritet të gjykohet ditën e nesërme padia e dytë e PS, kundër përfshirjes në rezultat të votave të gabuara dhe shpalljes së tabelave përfundimtare të Tiranës, nga KQZ.

(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment