Kjo është letra që Andis Harasani i drejtoi Kryetarit te opozitës

Andis Harasani i shkruan kryesocialistit, e paralajmëron për humbjen e zgjedhjeve të 8 majit.
Andis Harasani, një tjetër zë ndryshe në PS, ka paralajmëruar de kryesocialistin Edi Rama, për humbjen e zgjedhjeve të 8 majit. Nëpërmjet një letre drejtuar kryetarit të PS-së, Andis Harasani, analizon edhe shkaqet e humbjes. Duke e quajtur Edi Ramën si një person, që tashmë nuk e beson askush, Andis Harasani, e krahason atë, për këtë garë elektorale, me një lojtar fillestar shahu, i cili po ndeshet me një mjeshtër. Duke mos e fshehur “brengën”, për atë se “ndryshime në PS, si ato që mund të ndodhnin dhe duhej të kishin ndodhur mbas vitit 2009, nuk ka mundësi më që të ndodhin, cilido që të jetë rezultati”, Andis Harasani njëherazi i kujton Edi Ramës, se politikat e tij si kryetar, e kanë lënë PS-në, në opozitë dhe në gjysmë bojkot. “Ti vazhdon të jesh në pushtet, kurse në të gjithë jemi në opozitë. Ne i bllokojmë në parlament sa mundim, e kemi nisur me bilbila, e vazhduam me bojkot dhe jemi prapë në gjysmë bojkot. Ata na bllokojnë në bashki. Kënaqemi ne kur nuk u shkojnë atyre punët mirë, kënaqen ata kur na shkojnë neve punët keq. Keq i shkojnë punët të gjithëve në Shqipëri, pastaj... U bë shumë kohë që në mbledhjen e kryesisë së PS, bashkë me një koleg që atëherë e besoja shumë, kur na kërkoje që të mos shkonin në Parlament, u ngritëm dhe të thamë që ta lesh edhe ti bashkinë. Ta linin të gjithë socialistët dhe pastaj shkonim në zgjedhje të parakohshme. Na pe me dashuri se atëherë na dukej se na doje, na the se do ta mendoje... ndoshta po e mendon akoma, por nuk e bërë. Me siguri na ke dhënë të drejtë sa për të mbyllur mbledhjen”, shprehet mes ironisë Andis Harsani. Duke ju rikthyer analizës së zgjedhjeve lokale, Andsi Harasani, numëron më pas, disa nga arsyet që po e çojnë PS-në edhe drejt humbjes së kësaj gare të radhës, elektorale. Për Andis Harasanin, kandidimi nën logon e PS-së, e anëtarëve të D-së, që Edi Rama i ka akuzuar për vjedhje n e votave në 2009, është një tregues i humbjes së zgjedhjeve. “Miqtë tanë më thonë se kësaj radhe ja kanë mbledhur PD-së. Kanë marrë njerëzit më të egër që ka kjo parti dhe i kanë vënë të kandidojnë për PS-në zonat e egra të PD-së. Dhe këtë gjë e quajmë fitore dhe na bind se fitojmë. Nuk di pse një gjë e tillë më ngjan shumë me amnistinë fiskale që u shamë aq shumë në Parlament dhe që po e zbatojmë në këto zgjedhje. Po falim njerëz që nuk janë socialistë, që kanë punuar kundër socialistëve sepse kështu thonë ca miq tanët deputetë socialistë. Ca nga kandidatët tanë i njohin mirë këta miq sepse në 2009 ju kanë vjedhur votat. Sot kandidojnë për PS-.në që e pakta të mos vjedhin më vota nga ne”, shprehet Harasani. Zhgënjimi i anëtarësisë e mbështetësve të PS-së, nga “përzgjedhja” e anëtarëve të PD-së, për të kandiduar nën logon e partisë së tyre, është një tjetër shkak, që sipas Harasanit, nuk përjashtohet humbja e PS-së. “Nuk e di sesi duhet të ndjehen deputetët dhe militantët tanë sot kur dje, me ca nga kandidatët tanë janë përplasur edhe fizikisht. Do të votojnë për ta? Do ta mbrojnë votën e tyre? Çfarë mësimi merr në një rast të tillë socialisti i thjeshtë, ai militanti i bazës, që ndryshe nga ne të dy dhe shumë të tjerë, vetëm i kanë dhënë PS-së dhe nuk i kanë marrë asgjë. Që i kemi trajtuar si tifozë futbolli, që ju kërkojnë të brohorasin për ne, të zihen për ne, të gëzohen dhe të hidhërohen për ne dhe në fund, ju sjellim në ekip lojtarë kundërshtarë?”, shkruan më tej Andisa Harasani në letrën drejtuar Edi Ramës. Nga ana tjetër, Andis Harasani, i ndjerë i lënë “në harresë” nga kryetari i PS-së, i kutjon atij se ndërsa këtë e ka bërë edhe me të tjerë në PS, vetë ai (Edi Rama), “Është si në një lojë shahu kur një fillestar luan me një mjeshtër të kësaj loje. Fillestari është gjithmonë ai që do të humbasë, për shkak të zgjedhjeve që bën për të përdorur figurat e tij. Ato zgjedhje do të ishin më të mira nëse fillestari do të pranonte të dëgjonte dhe të merrte ndihmë dhe nga lojtarë të tjerë që e njohin lojën si ai ose më mirë se ai”.
(www.gazeta55.al)

No comments:

Post a Comment