KFOR: Nuk kemi plan ta mbyllim “Bondsteelin"

KFOR: Nuk kemi plan ta mbyllim “Bondsteelin"PRISHTINE-Nga Zyra e KFOR-it për marrëdhënie me publikun është njoftuar se Shtabi qendror i KFOR-it ka pwrgwnjeshtruar disa media ndërkombëtare, të cilat janë cituar edhe nga mediat kosovare për braktisjen e kampit të “Bondsteelit” nga amerikanët dhe, sipas mediave ndërkombëtare, ardhjen e forcave turke në vend të tyre.
“Tregimi është definitivisht jo i vërtetë dhe i pabazë. Kampi ushtarak ‘Bondsteel’ do të mbetet i hapur me ushtarë të KFOR-it gjatë tërë kohës me strukturën e tanishme”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga KFOR-i.
Gjithashtu aty thuhet se më 4 maj 2011, mediumet kanë cituar gazetën serbe për diasporë “Vesti”, të publikuar në Gjermani, se forcat turke do të mund të përdornin kampin amerikan “Bondsteel” pas tërheqjes së forcave amerikane nga ky kamp ushtarak.


(ballaknweb)

No comments:

Post a Comment