Shqipëria sot në heshtje zgjedhore, nesër votohet për drejtuesit vendorë

Shqipëria sot në heshtje zgjedhore, nesër votohet për drejtuesit vendorëTIRANË- Në Shqipëri sot është heshtje zgjedhore, ndërsa nesër ndërsa 3.164.859 votues do t’i drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur drejtuesit e tyre lokal.

Dy partitë më të mëdha në vend PD dhe PS mbyllën fushatën mbrëmjen djeshme në të njëjtën kohë për në vende të ndyshme me dy mitingje madhështore.

Mbyllja e fushatës, që sipas Kodit Zgjedhor, përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve, ia lë vendin të shtunën heshtjes zgjedhore.

"Dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore", thuhet në nenin 77 të Kodit Zgjedhor.

Përgjatë 30 ditëve, subjektet zgjedhorë që do të konkurojnë në votime, në takime me zgjedhësit shpalosën programet dhe alternativat e tyre për qeverisjen vendore gjatë katër viteve të ardhshëm.

Në zgjedhjet për pushtetin lokal janë regjistruar zyrtarisht në KQZ 56 subjekte zgjedhorë, 45 prej të cilave janë grupuar në dy koalicione, një i spektrit të djathtë, "Aleanca për Qytetarin", i cili përfshin 22 parti dhe një koalicion i spektrit të majtë "Aleanca për të Ardhmen", që grupon 23 parti.

Në Shqipëri funksionojnë 383 njësi vendore, ndërsa 3.164.859 zgjedhës do të votojnë në 4932 qendra votimi, për 6125 vende në këshillat bashkiakë dhe komunarë.

Ndërkombëtarët dhe ambasadorët e huaj të akredituar në Tiranë kanë apeluar deri ditën e djeshme për mbajten e një procesi zgjedhor të lirë dhe sipas standardeve europiane. Ndërkohë fushata zgjedhore është shoqëruar dhe me incidente, që nga plagosja e kandidatëve deri te dëmtimet e zyrave elektorale në Tiranë dhe në disa qytete e komuna të tjera të vendit

(ballkanweb)

No comments:

Post a Comment