Këshilli i Tiranës, koalicioni i Berishës merr 562 vota më shumë se i Ramës

Edhe nëse rizgjidhet kryetar i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama do ta ketë tepër të vështirë të qeverisë kryeqytetin. Kjo për shkak se Këshilli Bashkiak i Tiranës ka më shumë gjasa të jetë me shumicë të djathtë. Nga llogaritë e 195 kutive të para të numëruara për Këshillin Bashkiak të kryeqytetit, partitë e koalicionit të djathtë kanë mundur të sigurojnë një mbështetje më të madhe sesa partitë që mbështesin kandidaturën e kryebashkiakut aktual. Si koalicione, për 195 kutitë e para të numëruara, Aleanca për Qytetarin ka mundur të sigurojë një avantazh të lehtë me 46 845 vota, kundrejt 46 283 votave që ka siguruar koalicioni Aleanca për të Ardhmen. Pavarësisht kësaj, Partia Socialiste konfirmohet në Tiranë si forca me mbështetjen më të madhe në votë partiake. Sipas të dhënave të siguruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Socialiste ka marrë afërsisht 11 mijë vota më shumë sesa Partia Demokratike, ose më saktë PS ka marrë 41 345 vota dhe PD 30 092 vota. Këto të dhëna të pjesshme tregojnë dhe një fakt interesant, që ka të bëjë me Lëvizjen Socialiste për Integrim, e cila ndryshe nga sa pritej, nuk ka humbur mbështetjen si subjekt politik, por përkundrazi, ka siguruar një votë që premton një rezultat më të mirë sesa ai i zgjedhjeve lokale të 2007-ës, kur mori 18 mijë vota. Nga rezultatet e LSI-së në 195 kutitë e hapura, partia e Ilir Metës synon gjithashtu të tejkalojë votat e fituara në vitin 2009, kur mori afërsisht 13 mijë vota. Kur janë numëruar vetëm 195 kuti, pra më pak se gjysma e kutive që ka Bashkia e Tiranës (485), LSI ka marrë plot 10 534 vota, duke u rikonfirmuar forcë e tretë në kryeqytet. Njësitë ku LSI ka gjetur një mbështetje të konsiderueshme janë ato me numër 2 dhe 11, ku ka marrë mbi 1100 vota. Në njësinë 5, ku ajo pretendonte se mund të kishte një mbështetje më të madhe se çdo zonë tjetër në Tiranë, LSI ka marrë vetëm 641 vota, megjithëse numri i kutive të numëruara për këtë minibashki ka qenë vetëm 19 nga 65 gjithsej. Kundër pritshmërive ka qenë edhe partia e çamëve, PDIU, e cila ndryshe nga shumë bashki të tjera, si Durrësi, Fieri, Vlora, Lushnja, apo Saranda, ku ata renditen si parti e dytë ose e tretë, në Tiranë ata janë votuar më pak. Në 195 kutitë për të cilat KQZ siguronte të dhëna, PDIU ka marrë 2898 vota, duke u renditur gjithsesi forca e tretë në koalicionin e djathtë. Të dhënat e siguruara tregojnë edhe se PD-ja ka në koalicion parti që kanë një peshë jo të paktë në skenën politike shqiptare, pasi disa prej tyre në Tiranë kanë marrë më shumë se 1 mijë vota. Ndryshe ndodh në koalicionin e socialistëve, të cilët përsa i përket Tiranës, të vetmen parti aleate që ka mundur të marrë më shumë se 1 mijë vota është PDS. Përbërja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ashtu si dhe në disa qytete të tjera, ka marrë një rëndësi të madhe, pasi vitet e fundit mungesa e shumicës në të ka vënë në vështirësi shumë kryetarë bashkish për të miratuar buxhetet apo për të marrë vendime të tjera të rëndësishme për komunitetin. Megjithatë, duhet thënë se, sa i përket Këshillit Bashkiak, GNV-të e 11 njësive bashkiake kanë numëruar shumë pak kuti, pasi deri më tani janë investuar më shumë në rezultatin për kandidatin që do të qeverisë Tiranën në mandatin e ardhshëm.

Kryetari

Koalicioni

Lëvizja Socialiste për Integrim 69, 1336, 866, 453, 641, 905, 1120, 317, 257, 711, 1159 = 10534

Partia Agrare Ambientaliste 5, 36, 38, 5, 22, 29, 56, 5, 13, 45, 23 = 277

Partia Balli Kombëtar 2, 75, 36, 23, 14, 63, 50, 9, 10, 15, 34 =331

Partia Balli Kombëtar Demokrat 2, 28, 20, 19, 10, 18, 33, 10, 7, 14, 52 = 213

Partia Demokratike 249, 4858, 2463, 1296, 2488, 4014, 4586, 1777, 1003, 3259, 4099 = 30092

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet 23, 476, 492, 102, 292, 182, 429, 232, 80, 259, 331 =2898

Partia Lëvizja e Legalitetit 34, 400, 55, 56, 37, 44, 206, 30, 29, 138, 229= 1258

Partia Republikane Shqiptare 17, 204, 82, 77, 161, 269, 96, 61, 109, 166 = 1242

Koalicioni AQ = 46845

II. ALEANCA PËR TË ARDHMEN

Partia Demokracia Sociale 25, 357, 117, 43, 92, 182, 126, 44, 22, 74, 129 = 1211

Partia Demokristiane e Shqipërisë 73, 99, 50, 33, 42, 72, 81, 17, 31, 41, 106 = 645

Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar 0, 94, 14, 7, 13, 20, 12, 8, 5, 12, 16 = 201

Partia G99 1, 143, 60, 36, 54, 69, 111, 28, 34, 47, 104 = 687

Partia Ligj dhe Drejtësi 1, 51, 18, 5, 53, 43, 57, 16, 11, 35, 17 = 307

Partia Socialdemokrate 9, 117, 66, 29, 100, 139, 131, 16, 20, 40, 123 = 790

Partia Socialiste 393, 6395, 4257, 1799, 4766, 6245, 6495, 1588, 1318, 3719, 4366 = 41351

Partia Socialiste e Vërtetë 91 13, 173, 103, 43, 76, 201, 139, 53, 27, 68, 195 = 1091

Koalicioni AA =46283

II. ALEANCA PËR TË ARDHMEN

Partia Demokracia Sociale 74 , 129 203

Partia Demokristiane e Shqipërisë 41 , 106 147

Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar 12 , 16 28

Partia G99 47 , 104 151

Partia Ligj dhe Drejtësi 35 , 17 52

Partia Socialdemokrate 40 , 123 163

Partia Socialiste e Shqipërisë 3719 , 4366 8085

Partia Socialiste e Vërtetë 91 68 , 195 263

(mapo.al)

No comments:

Post a Comment