Këshilla mbi dietën e rënies nga pesha.

Regjimet kufizuese në ushqim që shkaktojnë uri dhe shmangie nga ushqimet e preferuara, janë arsyet kryesore që shumica e njerëzve nuk mund të arrijnë qëllimet e tyre në humbjen e kileve të tepërta.
Në vend që të kërkoni recetën sekrete për humbje në peshë, zbuloni mekanizmat natyrorë të organizmit tuaj, filloni luftën me "kilet shtesë".
Rënien e energjisë së pasdites do ta shmangni me fruta dhe perime të pasura me proteina. Gjatë dietës detyrimisht konsumoni dy litra ujë brenda ditës.

Në menunë tuaj përfshini ushqimet e pasura me karbohidrate dhe zvogëloni konsumin e proteinave. Pra, konsumoni më shumë patate, makarona, oriz, fasule, si dhe drithëra dhe prodhimet e tyre, zvogëloni mishin, qumështin dhe djathin.

Mos harroni mishin e pulës dhe të peshkut, frutat me prejardhje nga jugu dhe avokado. Gjithashtu përfshirja e erëzave që stimulojnë krijimin e hormoneve të lumturisë – vanilja, xhenxhefili, arrat - është shumë pozitive për shëndetin tuaj.

Do të ishte ideale që gjatë dietës tuaj, brenda ditës, të hani pesë vakte, dhe ushqimin ta përtypni më shumë se zakonisht.

Shmangni pijet alkolike, pasi ato përmbajnë kalori dhe bllokojnë djegien e yndyrave. Çdo ditë shëtitni së paku gjysmë ore dhe do të nxitni djegien e kalorive.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment