Të gjitha ëndërrojnë fundshpinën e Pippa-s.

Fundshpina e Pippa Middleton është bërë shumë e famshme. Në dasmën e motrës së saj Kate me princin William, shoqëruesja e nuses Pippa u shfaq rrëzëllitëse me fustanin e saj të bardhë që i nxirrte në pah format e bukura trupore.
Momenti kur Pippa i rregullon fustanin nuses para hyrjes në Abaci është casti i suksesit për funshpinën, që tani konsiderohet si imazhi më i bukur.

Të gjitha duan të jenë si Pippa, të dobëta, me vithe të tonifikuara dhe të bukura si të sajat. Janë rritur me 60 përqind kërkesat për rregullim nga ana e kirurgëve dhe estetistëve anglezë.

Sekreti i funshpinës së Pippa-s nuk është ndërhyrja kirurgjikale. Ajo është marrë me shumë sport dhe i ka kushtuar tepër ushtrime vitheve të saj.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment