Meta: Rezultati i zgjedhjeve, pikënisja për 2013-ën

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, tha të hënën se rezultati që kjo forcë politike arriti në zgjedhjet lokale të 8 majit ishte mjaft pozitiv dhe shtoi se ky rezultat është pikënisja për zgjedhjet e 2013-ës.
Në takimin me krerët e partisë në rrethe, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, theksoi se megjithëse ky rezultat ishte shumë i rëndësishëm për LSI-në, objektivat e kërkuara nuk u plotësuan.

“Rezultati i zgjedhjeve është shumë më i mirë se zgjedhjet e fundit. Kemi marrë 45 mijë vota më shumë se zgjedhjet e kaluara. Në Tiranë është rezultati më i lartë i arritur ndonjëherë, por nuk kemi arritur objektivat e kërkuara. Do të mbledhim Këshillin Kombëtar dhe do të vendosim për platformën e rezultateve” tha Meta.

Z. Meta falënderoi të gjithë qytetarët që votuan LSI-në, dhe shtoi se kjo forcë politike do të krijojë një platformë më të fortë dhe më të qartë për qytetarët, raportoi Ora News.

(telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment