Galliani: Ibra dhe Cassano mbesin.

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka treguar të rejat më të fundit në planet transferuese të Rossonerëve, përfshirë edhe mohimin se Zlatan Ibrahimovic po transferohet te Real Madridi.

Milani dje kompletoi edhe nënshkrimin me mesfushorin e Genoas, Kevin-Prince Boateng.

“Në fillim ne kishim ca vështirësi, por në fund gjetëm një marrëveshje e cila mendoj se është e drejtë për të dyja palët. Edhe Marco Amelia dhe Alberto Paloschi janë po ashtu në pronësi të plotë të Milanit. Ky i fundit sigurisht se do të mbetet, sepse ai do të jetë i rëndësishëm gjatë verës kur Alexandre Pato dhe Robinho të jenë në Kupën e Amerikës”.

“Nuk mendoj se Cassano ka ndonjë problem të vogël dhe agjenti i tij nuk ka thënë asgjë. Ibrahimovic sigurisht se do të qëndrojë te Milani. Si gjithmonë Mino Raiola pëlqen të sillet vërdallë, por Ibra nuk shkon askund”, ka thënë Galliani.

(telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment