Gjysma e Tiranës të premten pa drita, zonat dhe orari i kufizimeve

Lajme Shqip-Operatori CEZ shpërndarje bën me dije se gjatë ditës së premte disa zonë në Tiranë nuk do të kenë energji elektrike.
Sipas njoftimit të bërë mësohet se kjo ndërprerje vjen për shkak të punimeve që do të bëhen në nënstacionin Traktori, nga ora 07.00 deri 18.00.

Kufizimi i furnizimit me energji elektrike do të bëhet për montimin e matësave të OST në anën 110kV të transformatorit T-5.

Veçohet fakti se ndërprerja e energjisë do të bëhet në mënyrë alternative nga 1-2 orë për secilën zonë, por lajmërimi për oraret do të bëhet në një njoftim të dytë të CEZ.

Theksohet se nga stakimi i këtij transformatori do të ketë ndërprerje në këto zona:

- Kodra e Priftit

- Kodra e Kokonozëve

- Kodra e Metallëve

- Kodra e Shën Pjetrit

- zona pranë Sanatoriumit

- Farka

- zona pranë Shkollës së Bashkuar

- Shkoza

(shqiplajme.com)

No comments:

Post a Comment