Maicon dhe Snejder drejt largimit

Maicon dhe Snejder mund të mos jenë më pjesë e Interit në sezonin e ardhshëm nëse vjen një ofertë e mirë për ta.
Braziliani i cili është i skualifikuar për ndeshjen finale të Kupës së Italisë ndodhet në Brazil për lindjen e vajzës së tij dhe ka mundësi që mos të kthehet më në Milano edhe pse ka një kontratë deri në vitin 2014. Arsyeja është sezoni i dobët që ka kaluar dhe raportet jo të mira me trajnerin Leonardo.

Një ofertë prej 20 milionësh do të bindte drejtuesit e Interit ta shisnin.

Edhe organizatori hollandez nuk është më “i paprekshëm” nëse vjen një ofertë e majme. Snejder pëlqehet shumë nga Sir Alex Ferguson, trajneri i Manchester United. Pengesa e vetme për ekipin anglez është rroga e lartë e hollandezit: 6 milionë euro.
(shqiplajme.com)

No comments:

Post a Comment