Ekonomia japoneze, sërish në recesion

 
Ekonomia e Japonisë, që renditet e treta në botë, ka rënë sërish në recesion pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti dhe tsunami i 11 marsit.

Prodhimi i brendshëm bruto është tkurrur me 0.9 për qind në tre muajt e parë të vitit, ka bërë të ditur zyra e qeverisë, duke saktësuar se kontraktimi vjetor ka qenë 3.7 për qind.

Sipas analistëve, konsumi dhe eksportet kanë pësuar goditjen më të rëndë.

Ekonomia japoneze është kontraktuar kështu për dy tremujorë rresht, përkufizimi i duhur për të thënë se ka hyrë në recesion.

Japonia hyri në stanjacion ekonomik gjatë krizës financiare globale, por filloi të dilte nga ajo gjatë vitit 2009.

Kontraktimi i ekonomisë në tre muajt e parë të vitit ishte më e madhe nga sa parashikohej, ku shumë analistë prisnin që kuota vjetore të ishte 2 për qind.


(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment