Topi: Zhvillimet e fundit mesazh i gabuar për BE

 
Një zhvillim jo të këndshëm dhe një shanc të vonuar për Shqipërinë e ka përcaktuar presidenti i Republikës Bamir Topi shtyrjen e vizitës së presidentit të KE, Hoze Manuel Barroso në vendin tonë.

Kreu i shtetit shqiptar deklaroi se zhvillimet politike postzgjedhore po japin mesazh të gabur tek ndërkombëtarët ndërkohë që ka theksuar se përgjegjësia bie mbi udhëheqësit politik.
‘Shtyrja e vizitës së Presidentit të Komisionit Evropian, është një zhvillim jo i këndshëm dhe një shans i vonuar për Shqipërinë. Zhvillimet e fundit politike dhe post-zgjedhore në Tiranë, dhanë sinjalin e gabuar dhe duket se u bënë pengesë për realizimin e kësaj vizite të mirëpritur e me vlera historike për popullin shqiptar. Përgjegjësia kryesore për vonesën e kësaj mundësie bie direkt mbi partitë kryesore politike, udhëheqjen, militantët dhe sjelljen e tyre”,- thuhet në deklaratën e presidentit.

Duke vlerësuar kontributin e zotit Barroso si mbështetës kryesor në rrugën e reformave dhe të zhvillimit të Shqipërissë, Topi u shpreh se vizita e tij do të shënonte një fazë të re në afrimin e vendit me strukturat e BE.
‘Zoti Barrozo ka qenë dhe është një mbështetës i Shqipërisë në rrugën e saj të reformave dhe integrimit dhe vizita e tij pritej të konfirmonte një fazë të re afrimi të vendit tonë me Bashkimin Evropian’,- vijon deklarata e presidentit Topi.

Kreu i shtetit në përfundim të deklaratës së tij ka bërë thirrje për rikthimin e normalitetit në vend dhe zgjidhjes së problemeve nëpërmjet rrugës ligjore.
“Në këto çaste të vështira politike, thirrja dhe apeli është rikthimi i normalitetit demokratik, mbizotërimi i interesave publike mbi ato partiake, maturia dhe përgjegjësia për të dëshmuar aftësi udhëheqëse në gjetjen e rrugëve ligjore e demokratike të zgjidhjes së problemeve të krijuara.”,- përfundon deklarata e presidentit të Bamir Topi.
(BalkanWeb.com)

No comments:

Post a Comment