Egjipt, rënie drastike e turizmit

 
Revoltat për largimin e ish-presidentit, Hosni Mubarak dhe tranzicioni politik që po kalon i kushtojnë shtrenjtë Egjiptit.

Zëri kryesor i ekonomisë vendase, turizmi, po pëson një krizë të thellë. Në 3 mujorin e parë të vitit 2011, në Egjipt u regjistruan 45.7 përqind turistë me pak krahasuar me vitin 2010.

E shprehur në shifra, në vend u futën 1.9 milion turistë ndërsa në 2010 kjo shifër për 3 muajt e parë ishte 3.5 milion. Kjo rënie drastike i ka kushtuar vendit një humbje prej 2.27 miliard dollarë.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment