Kampioni e mbyll me fitore


Edhe pse është shpallur kampion i Ligës Premier, Manchester Unitedi ka vazhduar me formën e mirë duke shënuar fitore prej 4-2 kundër Blackpoolit.

Ji-Sung Park filloi serinë e golave (21’), ndërsa pa përfunduar pjesa e parë (40’), Charlie Adam barazoi rezultatin.

Gary Taylor-Fletcher kaloi mysafirët në epërsi (57’), ndërsa Anderson barazoi për United (63’).

Pas një autogoli të Ian Evatt, vendasit rikthyen epërsinë (74’), ndërsa Michael Owen vulosi fitoren (81’).

Përveç titullit të kampionit në Angli, Manchester United ka mundësi të triumfojë edhe në Ligën e Kampionëve, pasi që më 28 maj luan në finale kundër Barcelonës. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment