City ruan pozitën e tretë

 
Manchester City ka regjistruar fitore prej 2-0 si mysafir i Boltonit për të ruajtur pozitën e tretë në tabelën e Ligës Premier dhe për t’u kualifikuar direkt në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Joleon Lescott shënoi në fund të gjysmës së parë (43’), pas asistimit të Adam Johnson.

Rezultatin e dyfishoi Edin Dzeko (62’) me ndihmën e Gareth Barryt dhe ky ishte rezultati përfundimtar i takimit.

Pas kësaj fitoreje, City e përfundon Kampionatin anglez në pozitën e tretë në tabelë me 71 pikë, po aq sa ka Chelsea në pozitën e dytë.

Ndërsa Arsenali mbetet në pozitën e katërt me 68 pikë. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment