Gjermani, tjetër humbje për CDU-në e Merkel

 
Rënia e CDU-së, partisë së kancelares gjermane Angela Merkel është konfirmuar në një tjetër land.

Sipas exit poll-eve, në zgjedhjet rajonale të mbajtura ditën e sotme në landin e Bremenit, CDU ka pësuar një rënie prej 5 pikësh duke u lënë pas madje edhe nga të gjelbërit. Ndërkohë, po sipas këtij sondazhi, social-demokratët do të vijojnë të mbajë qeverisjen vendore në këtë land, edhe pse kanë 66 vjet që e bëjnë.

Sipas sondazhit, CDU e Merkel ka marrë nga 20-21.5 përqind të votave, kundrejt 25.6 përqindëshit të 2007-s, të gjelbërit 2.5-23 përqind, nga 16 përqind që kishin në 2007-n dhe socialdemokratët 38 përqind nga 36 përqind që kishin në 2007-n.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment