Basha, KQZ-së: Të numërohet vota e çdo qytetari

Kandidati i “Aleancës për qytetarin” për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha i kërkoi sot Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që të lexojë çdo votë e cila, sipas tij, është hedhur aksidentalisht në kutinë e gabuar. Sipas Bashës, nëse kjo nuk ndodh ateherë nuk është lexuar çdo votë e qytetarit.
“Sot i kam kërkuar KQZ-së që të numërojë votat që janë hedhur aksidentalisht në kutitë e tjera, janë të vlefshme dhe askush nuk e mohon ketë votë”, duke shtuar, se këtë proces disa bashkëpunëtorë të Ramës po përpiqen ta bllokojnë.

Basha përsëriti edhe njëherë se është duke pritur i qetë certifikimin e zgjedhjeve dhe rezultatin nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

“I kërkoj KQZ-së të numërojë çdo votë që aktualisht nuk është numëruar, dhe ta bëjë këtë në mënyrë të ndershme, tranparente dhe apolike. Unë jam i vendosur të bëj gjithçka që ky proces të jetë i ndershëm, i lirë dhe i saktë”- përfundoi Basha.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment