PS: Rezultatin për Tiranën ose revoltë popullore

Partia Socialiste i ka bërë thirrje edhe njëherë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që të nxjerrë rezultatin nga shuma e të gjitha procesverbaleve të njësive bashkiake në Tiranë.

Në një deklraratë për shtyp, deputetja e PS-së Mimi Kodheli, tha se nëse kjo nuk ndodh “qytetarët janë të thirrur në një revoltë popullore”

Kodheli tha se Berisha duhe ta harrojë se do ta fitojë këtë beteje në tavolinën e Ristanit.

“Saliu po tregon se nuk ka asnje respekt për liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë”- tha ajo

Sipas Kodhelit, përpjekja për ta çbërë rezultatin e Tiranës, është një përpjekje ogurzezë që s’do ketë asnjë shanc të kthehet në e pranuar nga opozita.

Selia rozë falenderoi të gjithë qytetarët, që sipas saj, kanë dërguar mijëra mesazhe ku kanë treguar gatishmërinë për të mbrojtur demokracinë dhe fitoren e padiskutueshme.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment