Suzanne Mubarak dorëzon pasuritë.

 
Bashkëshortja e presidentit të rrëzuar egjiptian, Hosni Mubarak, ka pranuar të dorëzojë pasurinë e saj tek shteti, pas dyshimeve për përfshirjen në afera korrupsioni.
Autoritetet egjiptiane deklarojnë se Suzanne Mubarak do të dorëzojë një vilë në periferi të Kajros dhe rreth 3 milionë dollarë në llogari të ndryshme në bankat e Egjiptit.

Familja Mubarak ndodhet nën hetim pasi dyshohet për përvetësim pasurie në mënyrë ilegale, gjatë kohës që presidenti ka qenë në pushtet për 30 vjet.

Mubarak, i cili u tërhoq nga pushteti në muajin shkurt, akuzohet edhe për përfshirje në vrasjen e protestuesve anti-regjim.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment