Avioni solar fluturoi me sukses

 
Fluturakja që është projekt i pilotit dhe mjekut zviceran Bertrand Pickar, e me të cilin ka fluturuar piloti Andre Borsberg, ka fluturuar nga aeroporti ushtarak në perëndim të Zvicrës në orën gjashtë të mëngjesit të ditë së premte dhe pa vështirësi ka mbërritur në Bruksel në orën 19.40 minuta."Kjo është mrekulli: , ka thënë Pickar i cili e ka projektuar fluturaken. Me këtë fluturim ne inkurajojmë politikanët e gjithë botës të përkrahin zgjidhjet përparimtare energjetike.
Fluturakja e tij ka diametër të krahëve prej 64 metrave që është gati sa modeli i aeroplanit të madh Airbus A340, ndërsa peshon vetëm 1,6 tonë sa është pesha e një automobili mesatar.
Fluturimi me energji diellore ka marrë përkrahjen e Komisionit Evropian.

(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment