Donald Tramp nuk do të kandidojë për president përballë Obamës

 
Biznesmeni i fuqishëm amerikan Donald Tramp nuk do të kandidojë për president në zgjedhjet e vitit 2012. Sipas Tramp, ai nuk ndjehet i gatshëm të lërë sektorin privat pasi pasioni i tij i vetëm dhe më i madh është biznesi.
Një muaj më parë Donald Tramp i kërkoi presidentit aktual të SHBA-ve, Barak Obamës, që të publikojë certifikatën e lindjes. Tramp pretendonte se Obama nuk kishte lindur në SHBA. Pas publikimit të certifikatës nga zyra e Shtëpisë së bardhë që vërtetonte dhe lindjen e Obamës në Amerikë, Tramp fitoi pikë pas shtrëngimit të dorës së presidentit në shenjë ndjese.Donald Tramp është rreshtuar në kampin e republikanëve dhe përflitej se mund të ishte kandidatura e tyre. Tashmë republikanët amerikanë po shohin mundësinë që të përfaqësohen në zgjedhjet presidenciale me senatorin e Masaçusets, Mit Rome ose me Xhon Hantsmen, ambasadori amerikan në Kinë.

(shekulli.com.al)

No comments:

Post a Comment