KQZ shkarkon komisionerët e PS:Bllokuan punën


TIRANE- Problemet dhe bllokimi i numerimit ne njesite 8 dhe 5 ne Tirane ka shkaktuar debate ne mbledhjen e pare te dites se sotme ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve.

Ne mbledhjen e sotme, ne oren 11. 43, KQZ vendosi me 6 vota pro shkarkimin e grupeve të numëruesve te PS-se.

Sipas vendimit te marre, deri në orës 12: 30 minuta, opozita duhet të dërgojë numëruesit e tjere. Problemi nisi kur grupet e numërimit braktisën vendin e numërimit duke lënë fletët e votimit në tavolinë dhe duke mos i mbyllur në kuti.

Nderkohe, ne fillim te mbledhjes, përfaqësuesi i PS-se, Gjoncaj ka akuzuar anetaret e KZAZ-se 54 per largim te pashpjegueshem nga procesi i numerimit. Ai ka kerkuar hetim per kete qe ka ndodhur, duke e cilesuar bllokim te qellimshem.

“Ju telefonova dhe juve për të kërkuar pse”- i eshte drejtuar Ristanit, i cili nga ana e tij i ka dhene urdher nje inspektori te verifikoje se cafre ka ndodhur.

“Ky të jetë rasti i fundit i bllokimit të numërimit. Kjo është e qëllimshme. Bllokohet e zhbllokohet sipas interesit të PD dhe vërej se KQZ nuk e merr në konsideratë këtë fakt.” – tha Gjoncaj.

Nga ana e tij, perfaqesuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti deklaroi se komisioneretkanë shkelur detyrën dhe votën.

KQZ kerkoi që të sqarohet nëse të 5 grupet e numërimit kanë lënë numërimin apo vetëm njëri grup.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment