Antonio Konte, trajneri i ri i Juventusit

Antonio Konte do të jetë trajneri i ardhshëm i Juventusit. Kjo gjë pohohet nga ana e mediave italiane, të cilat tashmë e kanë bërë një gjë të sigurt kalimin e Kontes tek Juventusi. Kjo në fakt është lënë të nënkuptohet nga ana e presidentit bardhezi, Andrea Anjeli, i cili është shprehur i bezdisur nga ana e deklaratave të trajnerit aktual, Luixhi Del Neri, i cili nuk ka pranuar asnjë përgjegjësi për sëzonin e dështuar të Juventusit. Konte do të nënshkruajë një kontratë dy vjeçare dhe do të përfitojë 1.5 milionë euro në sezon. Ish-kapiteni juventin është kërkuar me forcë nga ane tifozëve bardhezi, për faktin se ai ka qenë një ikonë e Juventusit. Ai vlerëzohet si një trajner me shumë perspektivë dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe një njohës i mirë i futbollit dhe Juventusit në veçanti, Luçiano Moxhi, i cili është shprehur se Konte ka qenë si trajner në fushën e lojës që në kohën kur luante futboll. Deri më dje, dy emrat më të përfolur për të marrë drejtimin e Juventusit ishin Villas Boas i Portos dhe trajneri i Napolit, Valter Maxari.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment