Helikopteri i NATO-s, sulm në Pakistan

Një helikopter i NATO-s ka plagosur dy persona në një sulm në rajonin pakistanez të Uaziristanit Verior.Helikopteri ka goditur një pikë kontrolli në kufi me Afganistanin, në zonën Data Kehl, bën të ditur agjencia e lajmeve “Reuters”.

Një zëdhënës i forcave perëndimore në Afganistan ka deklaruar se ngjarja do të hetohet.

Lajmi për sulmin vjen dy javë pasi Osama bin Laden u vra nga komandot amerikanë në qytetin pakistanez të Abotabadit.

Ditën e djeshme Pakistani dhe SHBA nënshkruan një marrëveshje kundër terrorizmit, por Islamabadi paralajmëroi rishikimin e marrëdhënieve në rast sulmesh të tjera të njëanshme.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment