FIFA heton kreun e saj.

FIFA ka hapur një hetim në lidhje me sjelljen etike të presidentit të saj Joseph Blatter, pas një denoncimi të sfidantit të tij në zgjedhje, Mohamed Bin Hamman.
Lajmin e bëri të ditur organizmi që qeveris futbollin botëror përms një njoftimi për mediat.

Bin Hammam do të dëgjohet të dielën nga Komiteti Etik, tre ditë përpara se të sfidojë Blatter në zgjedhjet për kreun e ri të FIFA-s, të planifikuar për t’u zhvilluar më 1 qershor. Mësohet se edhe Blatter do të dëgjohet nga komiteti ditën e diel.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment