8 maji, 84 për qind e studentëve do të votojnë

Këshilli Kombëtar Studentor ka përfunduar sondazhin për pjesëmarrjen e studentëve në zgjedhjet e 8 Majit. Mbi 2000 studentë nga universitete publike dhe private në Tiranë janë anketuar, duke iu përgjigjur rreth 8 pyetjeve për zgjedhjet vendore që do të zhvillohen ditën e diel. Nga sondazhi rezulton se 84% e të anketuarve do të marrin pjesë në votime.“Nga 2300 të anketuar, 21% votojnë për herë të parë. 84% e këtyre të anketuarve do të votojnë më 8 maj. 4% e tyre shprehen akoma të pavendosur nëse do të marrin pjesë në votime apo jo, ndërsa pjesa tjetër natyrisht që nuk do të marrë pjesë”, tha Qamil Dika, kryetar i Këshillit Kombëtar Studentor.

Në zgjedhjet e 8 majit pritet që të votojnë për herë të parë rreth 140 mijë të rinj.

No comments:

Post a Comment