Rrihet barbarisht kandidati i PS në Blinisht të Lezhës.

Kandidati i koalicionit opozitar për komunën e Blinishtit në Lezhë është rrahur barbarisht nga disa persona që i kanë dalë në pritë.
Zef Hila, mësohet të jetë dërguar urgjentisht në spitalin e Lezhës pas plagëve të marra si pasojë e rrahjes barbare të ushtruar mbi të. Hila është qëlluar me tytën e pistoletës dhe grushta disa herë pas një prite që i kishin zënë mbrëmjen e sotme, persona të paidentifikuar ende. Sipas Hilës, dhuna ndaj tij është ushtruar nga kandidati rival dhe militantë të Partisë Demokratike por policia e Lezhës ende nuk është shprehur në një komunikatë për këtë ngjarje.

Lezha me sa duket po kthehet në rrethin që po kryeson përsa i përket incidenteve elektorale. Ditët e fundit në fushatë në këtë rreth është shfaqur kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në çdo tribunë që del, flet me tone luftarake. Ajo dhe kandidatët flasin të gjithë në emër të Berishës, duke u shprehur se kanë besimin e mbështetjen e tij. Tensioni është i lartë në të gjithë zonën edhe për faktin se Lezha dhe komunat e saj janë tepër të lakmuara për shkak të pozicionit të tyre.

No comments:

Post a Comment