Zidane, drejtori i ri i Realit?

Pas shkarkimit të argjentinasit Horge Valdano ekziston mundësia që Zinedin Zidane të jetë trajneri i ri i Real Madridit.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se tashmë presidenti i Realit, Florentino Perez, ka vendosur që këtë post t’ja japë francezit.

Me emërimin e Zidane duket se është dakort edhe Jose Mourinho, i cili u bë shkak për shkarkimin e Valdanos.

Për këtë vendim mesa duket kanë ndihmuar edhe marrëdhëniet e mira mes Zidanit dhe Murinjos.

Ish-mesfushori i njohur është këshillues i Perez që prej vitit 2009.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment