Zbulohet fotoja e re e vrasjes së Bin Laden

SHBA- Një fotografi e re qarkullon tashmë në internet, të asaj që besohet të jetë kufoma e Osama Bin Laden. Kreu i Al Kaedes u vra një ditë më parë në një operacion të forcave speciale amerikane në Pakistan. Bëhet fjalë për një imazh me rreze infra të kuqe e publikuar në rrjetin social Twiter, nga hakerat e grupit Anonymous por është ende e pamundur vërtetimi i autenticitetit të kësaj fotografie të realizuar gjatë natës. Ai që besohet të jetë Osama Bin laden, shihet i shtrirë pertokë me një plagë në kokë sipër syrit të djatht, ndërsa trupi i tij mbahet nga një ushtar amerikan. Por ndërkohë, sipas televizionit amerikan CNN, e cila citon burime nga Shtëpia e Bardhë, priten shumë shpejt të publikohen foto zyrtare të vrasjes së Osama Bin Laden. Po sipas këtyre burimeve, imazhet e kreut të Al Kaedes janë shumë të përgjakura dhe qeveria amerikane i druhet faktit se pikerisht ngaqë janë imazhe të rënda, mund të përdoren si instrument propagandë anti amerikane dhe të nxisin dhunë në vendet myslimane.

Vetë këshilltari i presidentit Obama për anti terrorizmin John Brennan që ka kërkuar të pritet edhe pak përpara se të bëhen publike imazhet e vrasjes. Fotografia e re e Bin Laden, publikohet vetëm disa orë, pas deklaratave të talebanëve të cilët thonë se nuk ka prova që vërtetojnë vrasjen e kreut të Al Kaedes.

No comments:

Post a Comment