Gjirokastër, shembet dyqani 150 vjecar në pazarin e qytetit

GJIROKASTËR- Shembet një objekt qindravjecar në pazarin karakteristik të qytetit të Gjirokastrës. Objekti mbi 150 vjecar dikur një dyqyn ka qenë prej vitesh i braktisur nga vetë pronarët, ashtu si shumë dyqane të tjera në këtë zonë, duke sjellë në këtë mënyrë edhe rrënimin e saj.Në orët e para të mëngjesit catia është shembur duke përfunduar në kalldrëmin e pazarit, por fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz edhe pse ngjarja ka ndodhur në orarin kur lëvizja është shumë e madhe. Si rrjedhojë është dëmtuar rëndë catia e objektit dhe një pjesë e dukshme e fasadës ballore.

“Ky objekt ka qënë i planifikuar për ndërhyrje restauruese në vitin 2012. Megjithatë jemi të detyruar që ndërhyrja të bëhet shumë më përpara dhe direkt ka filluar edhe puna për krijimin e projektit të saj që do kalojë edhe procedurat përkatëse në Institutin e Monumenteve të Kulturës edhe në ministrinë e Turizmit”,- tha Kreu i Institutit Rajonal të Monumenteve Kulturore Spartak Drasa.

Ngjarja e ndodhur në orët e mëngjesit ka sjellë edhe reagimin e forumit rinor eurosocialist, të cilët kanë zhvilluar një protestë para godinës së shembur, duke apeluar për ndërhyrjen e menjëhershme në zonën muzeale dhe shpëtimin e vlerave historikë që këto objekte mbartin.

Mosinvestimi dhe mungesa e ndërhyrjes në kohë për objektet monument kulture ka sjellë në mënyrë të vazhdueshme shembjen e tyre, duke përbërë edhe rrezikshmëri për banorët përreth.

Janë me dhjetra objekte të tilla në Gjirokastër, ndërsa investimet nuk mund të presin vitin 2012 për shkak të gjendjes emergjente.

No comments:

Post a Comment