Xhorxh Bush fiton 15 milion dollarë nga fjalimet

Ish- presidenti amerikan, Xhorxh Bush, ka fituar plot 15 milion dollarë që kur ka lënë Shtëpinë e Bardhë.

Pavarësisht se kishte premtuar se do mbante një profil të ulët, kjo nuk e ka penguar të fitojë këtë shumë të majme nga fjalimet, për të cilat paguhej nga 100 mijë dollarë deri në 150 mijë.

Ai hodhi poshtë një kërkesë të presidentit Obama për të marrë pjesë në një ceremoni pas vrasjes së Bin Laden, por mediat raportojnë se atë javë ai mbajti tre fjalime në aktivitete të ndryshme, kryesisht në forume biznesesh. Bush nuk mbahet për shumë elokuencë në të folur, por tani po zbulohet se ai është një motivues i mirë.
(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment