Një fëmijë me autizëm i fal fitoren skuadrës së tij të basketbollit(VIDEO)

Jason McElway, edhe pse është një fëmijë me autizëm kjo nuk e pengon të jetë lojtar i skuadrës të basketbollit Greece Athina High school në Nju Jork.

Nga dashuria që ai kishte për këtë sport përgjegjësit e shkollës dhe traineri, vendosën ta futin në skuadër dhe ta mbajnë në stol, gjë që s’do të thotë se duhet domosdoshmërisht të marrë pjesë në ndeshje, thjesht ata dëshironin që djaloshi të arrijë të përjetojë emocionet e një loje të vërtetë basketbolli.

Gjatë ndeshjes që do të ndiqni në video, trajneri vendos ta aktivizojë për herë të parë djaloshin, duke i habitur kështu të gjithë tifozat që ishin prezent në stadiumin e basketbollit por dhe vet lojtarët e skuadrës.

Ndiqni videon e mëposhtme për të parë se çfarë ndodhi më pas…



(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment