Wollfarth:Askush të mos dalë mbi ligjin

 
Ambasadori i OSBE-se Eugen Wollfarth deklaroi se askush nuk duhet të dalë mbi ligjin, të gjithë janë të barabartë para tij dhe të gjitha institucionet duhet të punojnë në mënyrë të pavarur.

Në një deklaratë për mediat, pas një takimi rutinor me kryeprokuroren Ina Rama, Wollfarth deklaroi se nga janari i këtij viti, në Shqipëri kanë ndodhur ngjarje të rëndësishme.

"E rëndësishme është që të respektohet Kushtetuta, ligji. Po ashtu e rëndësishme është që të ketë transparencë nga media, sidomos në lidhje me procesin post-zgjedhor e atë që po ndodh në KQZ. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve puna duhet të jetë e pavarur dhe e mbështetur në ligj", tha Wollfarth.

Ambasadori theksoi se duhet të ketë respekt për ligjin dhe për institucionet.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment