Shpërthimi te çadra e PS: Nuk ishte bombol gazi

TIRANE-Shpërthimi pranë çadrës elektorale të PS-së në kryqëzimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në orët e vona të mbrëmjes së pardjeshme, nuk ka ndodhur nga një bombul gazi, sikundër është dhënë versioni paraprak i policisë.
Sipas burimeve pranë policisë, shkak i shpërthimit ka qenë një sasi baruti e hedhur brenda kazanit të mbeturinave, i cili ndodhej fare pranë çadrës elektorale. Gjithsesi pritet përfundimi i aktit të ekspertimit për të dalë me një version zyrtar të ngjarjes. Nga shpërthimi i së hënës, i cili ndodhi rreth orës 21:20 minuta, mbeti i plagosur Armando Dyrmishi, një kalimtar i cili po kalonte pranë tendës elektorale. Pas mjekimit të parë në Spitalin Ushtarak, gjendja shëndetësore e Dyrmishit është jashtë rrezikut për jetën. Pas kësaj ngjarjeje i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan, Arvizu.

No comments:

Post a Comment