Volkswageni kërkon të blejë plotësisht MAN

Koncerni më i madh evropian i automobilave, Volkswagen, synon të krijojë një gjigant të ri për prodhimin e kamionëve me bashkimin e VW, MAN dhe Scania.


Për këtë arsye koncerni nga Wolfsburgu e ka shtuar pjesën e tij të aksioneve tek MAN mbi 30 për qind dhe u ka bërë tani një ofertë blerjeje aksionarëve të tjerë. Volkswageni njoftoi se do të ofrojë 95 euro për një aksion të koncernit mynihas.

Tek prodhuesi suedez i kamionëve, Scania, janë aksionarë si VW, ashtu edhe MAN.






 /Telegrafi/

No comments:

Post a Comment