Rritet industria turke

Instituti i Statistikave të Turqisë, ka deklaruar të dhënat e indeksit të prodhimit industrial për muajin mars 2011. Në mars, indeksi i prodhimit industrial në krahasim me një vit më parë është rritur 10.4 për qind.


Kurse vëzhguar nga ana e sektorëve anësorë të industrisë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, indeksi i sektorit të minierave dhe guroreve është rritur 4.5 për qind, indeksi i sektorit të prodhimit 10.4 për qind, kurse indeksi i prodhimit dhe shpërndarjes së elektrikut,gazit, avullit dhe ajrit të kondicionuar është rritur 11.9 për qind.

Ministri i Industrisë dhe i Tregtisë Nihat Ergyn tha se në çerekun e parë të vitit sektori i industrisë dha një mbështetje të fuqishme në rritjen e ekonomisë dhe shifrat tregojnë se edhe në vitin 2011 ne do të tregojmë një performancë të fuqishme në rritjen ekonomike.

“Në veçanti, rritja në sektorin e industrisë së prodhimit do të ndihmojë pozitivisht në shifrat e punësimit", theksoi ministri Ergyn.


/Telegrafi/

No comments:

Post a Comment