Vëzhguesit vendore: 900 vëzhgues do të monitorojnë zgjedhjet

TIRANË- Koalicioni i vëzhguesve vendore do të monitorojnë procesin e votimit dhe atë të numerimit të votave, përmes 900 vëzhguesve të shpërndarë në gjithë vendin duke mbuluar një zonë më të gjërë se sa në proceset e tjera të votimit.“Koalicioni i vëzhguesve vendorë do të jetë prezent duke shpërndaë 900 vëzhgues në terren që do të jenë me ekipet përkatëse lëvizëse, që do të thotë 450 ekipe lëvizëse me 2 vëzhgues secili ekip që do të mbulojë të gjitha bashkitë e vendit përkatësisht 65 bashkië më të mëdha të vendit dhe një pjesë të mirë të komunave të Shqipërisë. Cka do të thotë se për hëerë të parë koalicioni i vëzhguesve do të shkelë komunat më të largëta të vendit për të informuar publikun në kohë reale se cfarë do të ndodhë realisht në lidhje me procesin e votimit të datës 8 maj. Kjo do të thotë se ne të gjithë sëbashku si vëzhgues të pavarur që nuk kemi asnjë lidhje me vëzhguesit e partive politike është një proces që ne të gjithë sëbashku do ta ndjekim në gjykimin tonë më të ftohtë, më ta pavarur më të paanshëm bazuar në kodin e etikës”- deklaroi pëfaqësuesja e vëzhguesve vendorë Gerta Meta.

Ndërkohë që vëzhguesit vendorë do të kryejnë monitorim on-line 24 orë duke komunikuar në kohë reale me publikun.

“Do të jetë vëzhgim 24 orë on-line në lidhje me ecurinë e procesit dhe problematikën që e shoëron atë. Ata mund ta aksesojnë të gjithë informacionin nëpërmjet faqes sonë të internetit ëëë.zgedhje.al, sigurisht ko do të bashkëshoqërohet me konferencat e shpeshta për shtyp që do të jepen prej kësaj qendre dhe do ti komunikohet në kohë reale publikut ecuria, por edhe sugjerimet, konstatimet, propozimet, madje do të tërhiqet vëmendja për të ndihmuar në proces për mbarëvajtjen sa më të mirë të procesit”,- u shpreh përfaqësuesi i vëzhguese vendorë Premto Goga.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment