S’e dinte që ishte shtatëzënë, lind befasisht në banjë!

Lauren Peberdy u befasua vërtetë kur solli në jetë një fëmijë, përderisa nuk e kishte idenë që ishte shtatëzënë.
Faktikisht, ajo kishte bërë një vizitë te doktori, ku i ishte thënë se peshën dhe presionin e gjakut i kishte për mrekulli.

Por ja që kur Lauren ishte ulur në tualetin e shtëpisë së të dashurit të saj, kur i plasën ujërat dhe bebja dha trokitjen e parë për ardhjen surprizë. “Fillimisht s’e dija çfarë po ndodhte. Mendova se po vdisja….

Ndjeva papritmas se diçka ra në tualet. Mora në telefon nënën e të dashurit që më dha këshilla dhe pesë minuta më vonë erdhën mjekët që më ndihmuan të lind në dyshemenë e banjos”, ka treguar Lauren, 20-vjeçarja nga Deeside, Uellsi i Veriut.

Kjo ishte një surprizë edhe më e madhe për Gavin Jones, 21-vjeçar, i cili s’kishte parë asnjë shtim peshe, apo dëshira të pazakonta që zakonisht gratë shtatëzëna kanë gjatë 9 muajve.

Një foto e Lauren, e marrë kur ajo ishte 5 muajshe e gjysmë shtatëzënë (por s’e kishte idenë) tregon edhe dobësinë e saj në trup, ku nuk shfaqte asnjë shenjë të asaj që po i ndodhte.
(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment