Ju prezantojmë varkën e ëndrrave, që në të vërtetë është një ëndërr e hedhur në letër nga arkitekti rus Aleksandër Remizov. Ai e quan këtë Varka, një version tepër modern i varkës së Noas. E megjithatë nuk ngjajnë fare. Kjo strukturë prej çeliku dhe druri dhe një plastike shumë të veçantë, është e përshtatshme për çdo lloj mjedisi. E ngjashme me një fole blete, kjo varkë e së ardhmes mund të strehojë në mënyrë shumë komode mbi 10 mijë vetë, madje edhe të lundrojë në rast përmbytjeje dhe t’i shpëtojë tërmeteve. Ky projekt në të vërtetë nuk është ndërtuar akoma, por është thjesht ajo që i dha Aleksandrit notën dhjetë në specializimin e tij për arkitekturë. Sipas Remizov, nëse varka modern do të ndërtohej ajo do të mbronte ambientin duke u furnizuar me energji nga dielli dhe era. Por nga skica për ta bërë realitet, Remizovit i duhen shumë para, dhe aktualisht ai po negocion me investitorë kinezë dhe gjermanë për të ndërtuar varkën e tij.
No comments:
Post a Comment