Në kërkim të “Binjakut” të Tokës, zbulohet Planeti Kepler 10-B

Edhe toka mund të ketë një vëlla. Dhe kërkimet për të nuk kanë të sosur. Megjithatë shkencëtarët e Nasës mendojnë se kanë gjetur një planet që deri më tani është i vetmi që i ngjan shumë tokës e që mëgjithatë në të nuk ka jetë. Bëhet fjalë për planetin shkëmbor KEPLER 10-b. Ai ndodhet jashtë sistemit diellor, 560 vite dritë nga toka , dhe është më i vogli i zbuluar deri më sot. Dimensionet e tij janë 1.4 herë më të mëdha se ato të Tokës. Quhet Kepler-10B, në nder të satelitit Kepler të NASA-s, që e ka zbuluar pas 8 muajsh vëzhgime. Orbita e tij është yjore dhe jo diellore si e tokës. Por ky zbulim sipas Nasës shton shpresën për gjetjen e planeteve të tjera .

No comments:

Post a Comment